Dialogu Kosovë-Serbi, Ashton nuk synon arritjen e marrëveshjes finale më 9 prill
E marta e ardhshme nuk do të shënojë fundin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se kjo e fundit do të pranojë zgjidhjen e propozuar nga baronesha Catherine Ashton për tri tema, në të cilat palët kanë diskutuar në raundin e shkuar në Bruksel – për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për drejtësinë dhe për policinë. Në të kundërtën, procesi do të përjetojë fundin këtë ditë.Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, që është edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë dialog, e ka paralajmëruar këtë të enjten.Ai i ka thënë “Kohës Ditore” se në një fazë të mëvonshme është paraparë të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, së cilës do t’i bashkëngjiteshin si anekse marrëveshjet për secilën temë që palët janë pajtuar.Mirëpo, që të mund të punohet në draftin e kësaj marrëveshjeje finale, duhet që në fillim të javës Serbia t’i thotë po propozimit për të tria temat, sikur është e gatshme Kosova ta bëjë.