Serbia: "Thaçi përgatit FSK për ndërhyrje në veri "

Mediat Serbe duket se po i hedhin zjarrit, vaj! rreth situatës në veri të Kosovës. Sipas citimeve të disa mediave serbe stërvitja taktike e Forcave të Sigurisë të Kosovës e kryer javën e kaluar në afërsi të Mitrovicës është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës dhe kulmi i presionit ndaj veriut të Kosovës.Skenaret, të cilat raportojnë se kanë dalë nga burime të rrëndësishme të tyre, bëjnë fjalë se njësitë e  këmbësorëve të FSK-së do të ndërhyjn në veri për të provokuar incidente për të ndërhyrë KFOR-i që të zgjidh "problemin serb".Ndërsa gazeta serbe "Novosti" shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë defiluar nëpër pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. Sipas kësaj gazete, përflitet një skenar sipas të cilit FSK  do të shërbejë për provokimin e incidenteve me qëllim që të përfshihet KFOR-i dhe të zgjidh "problemin serb".Stërvitja taktike e FSK-së është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës. ?irëpo, është e qartë se Prishtina, nuk mund as nuk guxon të ndërmarr asnjë hap pa lejen e SHBA-së, shkruan gazeta."Diçka të tillë ka paralajmëruar Thaçi, i cili ditëve të fundit ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë shkak me vëmëndje të madhe po pritet dhe arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin te Leposavici, shkruan gazeta serbe.