Most, vëzhguesit për raundin e dytë të zgjedhjeve
Ndërsa kutitë e votimeve të raundit të dytë në Maqedoni janë hapur , që prej orës 7 të mëngjesit ato po vëzhgohen nga 2080 persona të asociacionit qytetar MOST . Numër ky i cili cilësohet i mjaftushëm për të mbuluar 50-60 për qind të vendvotimeve. Pjesën tjetër Most do e mbuloj më grupe të cilat do të shërbejnë për vendet e votimit ku nuk ka vëzhgues statik.Ndërsa sipas mediave maqedonase vëzhguesit o MOST kanë raportuar vetëm disa incidente të vogla gjatë votimeve.Vëzhguesit do të përcjellin procesin e votimit gjatë gjithë kohës së votmeve. Gjithashtu MOST do të ketë dhe grupe të cilët do të lëvizin dhe do të shërbejnë për vendet e votimit ku MOST nuk ka vëzhgues statik.Asociacioni qytetar MOST edhe njëherë ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndërkohë në dispozicion të qytetarëve ka vënë linja telefonike per cdo ankesë parregullsie. Përveç vëzhguesve vendor, nesër procesi zgjedhorë do ët vëzhgohet edhe nga OSBE dhe ODIHR.Ndërkohë gjatë ditës së shtunë dhe të dielë ka pasur fluturime të njëpasnjëshme nga emigrantët europerëndimor me destinacion Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit. Në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur dhe avionet e parë nga Cyrihut, Italia, Vjena, Dortmund dhe Memingem. Gjithashtu flukse masive të autobusëve dhe makinave janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Tabanoc, ku mërgimtarët pranojnë se kanë ardhur për zgjedhjet, për të shfrytëzuar këtë periudhë.