Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët: Marrëveshja ende e mundur
Të gjithë shpresojnë për një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit edhe pse gjatë takimit të fundit nuk pati asgjë konkrete sa i përket veriut të Kosovës ku qëndrimet e palëve janë shumë larg.Ekspertët thonë se një shteg mbetet i hapur në ditët në vazhdim deri kur shefja e politikës së jashtme të BE-së Katherinë Ashton të raportojë para ministrave të BE për rezultatet e bisedimeve.Thirrjet gjithashtu për një marrëveshje nga Uashingtoni kanë qënë të shumta në dy ditët e fundit. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Viktoria Nuland tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur diplomacinë e Ashton.Udhëheqësit e dy vendeve pranuan se takimi i së martës ishte i vështirë. Prishtina i bëri thirrje Beogradit që të reflektojë dhe të pranojë realitetin. Ndërsa Serbia fajësoi Kosovën për dështimin e bisedimeve dhe pranoi se duhen marrë vendime të vështira."Është në dorën e udhëheqësve, të politikanëve që ta marrin atë hap të guximshëm" thotë Ivan VejvodaAi shpreh një farë optimizmi se përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit do ta gjejnë forcën të bien dakord, meqë synimi i të dyja vendeve është integrimi në BE dhe përfitimet ekonomike që do të përmirësonin jetesën për banorët. Edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer mendon se një marrëveshje është e mundur."Në Ballkan kurrë nuk është rënë dakord përveçse në çastin e fundit. Ashton ka kohë deri nga mesi i prillit për të paraqitur raportin e saj mbi bisedimet" thotë Serwer.