Trojka në Greqi, bisedime për reformat
Eksperët e BE, BQE dhe FMN janë sërish në Athinë ne një përpjekje që të arrijnë marrëveshjen me qeverinë grek për raundin e fundit të reformave.Rikapitalizimi i bankve dhe shkurtimet në sektorin publik janë pjesë e agjendës së bisedimeve. Trojka pezulloi vlerësimin për progresin e Athinës në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së shpëtimit në muajin mars, duke lënë çështje të ndryshme të pazgjidhura, ndërsa palët nuk arritën të binin dakort.Çështje të tjera që po negociohen përfshijnë rritje të taksës së pronës dhe shkurtimin e vendeve të punës për mijëra nëpunës civilë.Trojka duhet të nënshkruajë për këto masa në mënyrë që të lëvrohet kësti i ardhshëm i ndihmës."Nuk do të mbyllet asgjë, nëse nuk mbyllen të gjitha", tha ministri i financave Janis Sturnaras pas përfundimit të takimit me drejtuesit e trojkës, që zgjati rreth 3 orë. "Kemi ende punë", theksoi ministri grek i financave.Një zyrtar i lartë i ministrisë së financave tha se me Trojkën janë hedhur në tavolinë të të gjitha cështjet fiskale, bankare, ndryshime strukturore. Ndërkohë përpara takimit kryeministri grek Antonis Samaras tha se klima ekonomike në vend më në fund po ndryshonte e 2103, ishte viti i fundit i recesionit të thellë. Ekonomia greke e cila është në vitin e saj të gjashtë të recesionit, pritet të tkurret 4.5 për qind këtë vit, ndërsa kriza qipriote pritet të reduktojë GDP-në me 0,35 për qind.