Serbët e veriut zotohen për ruajtjen e Kosovës në Serbi
Përfaqësues të të ashtuquajturit qark i Mitrovicës dhe ata të katër komunave ilegale në veri kanë porositur serbët e Kosovës që të jenë të qetë e të bashkuar në ruajtjen e shtëpive të tyre, familjeve dhe të Kosovës përbërje të Serbisë.Udhëheqës të veriut të Kosovës në televizionin "Most", kanë theksuar se serbët janë të vendosur për bashkëjetesë paqësore me shqiptarët dhe kanë shfaqur besimin se SHBA dhe Brukseli në bisedime po përpiqen të arrijnë marrëveshje të atillë që Serbia të akuzohet si fajtor kryesor.Ata konsiderojnë se ftesa për Federatën Ruse që të ndihmojë rreth Kosovës është hap i mirë edhe për Beogradin e edhe për serbët e Kosovës, transmeton Tanjug.“Shefi i qarku” Radenko Nedelkoviq “e ka porositur kryeministrin Hashim Thaçi se populli serb është përcaktuar për paqe, se nuk dëshiron konflikte, se dëshiron bashkëjetesë paqësore me fqinjët shqiptarë, se nuk dëshiron t’i udhëheqë shqiptarët, por nuk do të lejojë që as shqiptarët t’i udhëheqin serbët"."Ne jemi vetja jonë këtu, në shtetin tonë Serbi”, ka thënë Nedelkoviq dhe ka shtuar se qytetarët të vetorganizohen nëse forcat ndërkombëtare nuk janë në nivelin e detyrës dhe nëse nuk hetojnë e nuk ndalojnë çdo përpjekje të dhunshme të institucioneve të Kosovës për ta integruar veriun.Sipas fjalëve të tij, "ky nuk është momenti për frikë e panik edhe pse kuptohet se kjo po ndodh, pasi që pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në u është urdhëruar të jenë të gatshëm e të reagojnë sipas institucioneve të Kosovës".“Kryetari” i komunës së Zubin Potokut Slavisha Ristiq ka thënë “se ekziston plan nëse bashkësia ndërkombëtare, bashkë me shqiptarë, instalon me dhunë institucionet e Kosovës në veri".