Shqiptarët festojnë fitoren e Strugës

Struga ka festuar fitoren e shqiptarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.  Kandidati i PDSH-së Ziadin Sela ka fituar kundrejt kandidatit maqedonas Vlladimir Koçoskit, në një garë të fortë etnike mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase."Sot fitorja është shumë e ëmbël sepse keni qenë ju që ata bashkë me mua shënuam fitore. Ju sot   keni fituar mbi  Nikolla Gruevskin,  keni fituar  mbi Branko Cërvenkovskin, prandaj unë ju uroj juve për këtë fitore" tha Sela.Gjatë të dielës në Maqëdoni u mbajt  raundi i dytë i zgjedheve  për 29 kryetarë komunash dhe për qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë administrative.Ndërkohë sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve në   Tetovë  fitoi Teuta Arifi nga BDI kundrejt Sadi Bexhetit nga PDSH. Në Gostivar  fitoi Nevzat Bejta nga BDI  kundër Rufio Osmanit nga RDK.Sipas rezultateve të para që ka dhënë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, partia maqedonase në pushtet ka fituar 16 komuna, ndërsa BDI të gjitha komunat shqiptare, pos Strugës, ku fitues ka dalë kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.Në raundin e parë të zgjedhjeve, të zhvilluar më 24 mars, janë zgjedhur 49 kryetarë të komunave.Partia e kryeministrit maqedonas  VMRO-DPMNE  fitoi në 16 komuna.Nikola Gruevski  lideri i VMRO-DPMNE përmes një konference   ka shpallur fitoren e partisë së tij në balotazhin e zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se votimet e së dielës ishin të suksesshme dhe se kjo është fitore e të gjithë qytetarëve dhe Maqedonisë.Lideri i opozitës maqedonase dhe LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka theksuar se zgjedhjet lokale në Maqedoni janë plotësisht jolegjitime.  Ali Ahmeti I BDI-së  tha se partia e tij  ka  shënuar një fitore të thellë në historinë e saj të veprimit politik. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se procesi i votimeve gjatë balotazhit ka pasur shumë parregullsi dhe se të gjitha partitë ishin bashkuar kundër PDSH-së.