Samaras, të Dielën, takim me trojkën

Të hapura mbeten ende çështjet e diskutueshme me trojkën, siç bënë me dije zyrtarë të lartë të ministrisë së financave, pas përfundimit të takimit dyorësh, mbrëmjen e të premtes në selinë e ministrisë.Tre "gjembat" në negociatat kanë të bëjnë me taksën e posaçme të pasurisë së patunshme, bashkimin e bankës Kombëtare të Greqisë me Eurobank dhe qarkullimin e punonjësve në sektorin publik, ku trojka është e pakënaqur, sipas burimeve, me shifrën e largimeve nga puna të nëpunësve publikë që i ka dërguar ministria e reformës administrative.Më herët të premten, ishte zhvilluar një takim i kryeministrit Antonis Samaras me stafin financiar të qeverisë, në kuadër të negociatave me trojkën. Të dielën, kryeministri do të takohet me drejtuesigt e misionit të trojkës.