Rifillojnë sot në Nju Jork negociatat për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, Metju Nimic do të takohet për dy ditë me përfaqësuesit e Shkupit dhe Athinës për të gjetur një zgjidhje rreth këtij kontesti.Takimi do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku do të jenë të pranishëm negociatori i Shkupit, ambasadori Zoran Jolevski dhe negociatori grek Adamantios Vasilakis.Siç informohet nga zyra e Nimic, të dyja palët kanë pranuar ftesën dhe kanë rënë dakord për takimin.Axhenda parashikon takime të ndara me të dyja palët dhe më pas një takim i përbashkët, me qëllim  për tu arritur përparim në negociatat rreth emrit të Maqedonisë.