Maqedoni, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
Sot në Maqedoni mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Qytetarët maqedonas do të vendosen para kutive të votimeve në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa rivotime për raundin e parë do ketë në dy komuna në komunën e Strumicës dhe atë të Dollnenit, për shkak të parregullsive.Partitë shqiptare që shkojnë në balotazh janë Tetova, Gostivari, Struga, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë. Në këto, komuna e Strugës shihet më me interes pasi shumica e popullatës së saj janë shqiptare, ku anëtarë të BDI-së kanë bërë thirrje për përkrahje të kandidatit Zijadin Selës përballë atij maqedonas Vllado Koçovski. Kandidati shqiptar nga PDSH-ja, Zijadin Sela, është i bindur se do të dalë fitues në balotazh me rivalin maqedonas. Ai tha se "Struga do të vazhdojë të drejtohet nga shqiptarët, pasi ata përbëjnë shumicën e popullsisë në këtë qytet".Në ora 7 të mëngjesit në qytetin e Strugës janë hapur 78 qendra vendvotimi ku të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë 56.341 qytetarë.Sipas Komisionit komunal Zgjedhor në Strugë, procesi po vijon të zhvillohet në mënyrë normale, dhe nuk janë raportuar për ndonjë pengesë apo incident të mundshëm.Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote.Ndërkaq shtetet anëtare të BE-së jaën duke vëzhguar procesin zgjedhor në Maqedoni, por edhe zbatimin e marrëveshjes politike që u arrit pak kohë më parë me ndërmjetësim të zyrtarëve evropianë. I pari që do ta inspektojë situatën është komisioneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, i cili do të mbërrijë në Shkup ditën e Martë.