Ngrihet flamuri shqiptar në Komunën e Kërçovës

Në mënyrë solemne e madhështore fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, u ul zyrtarisht në karrigen e të parit të qytetit.Dehari mori certifikatën për mandatin katërvjeçar nga komisioni komunal zgjedhor. Ai është i pari shqiptar që merr këtë post në Kërçovë, pas më shumë se 70 vjetësh.Dehari  falënderoi sërish të gjithë ata që e votuan për këtë mandat 4 vjeçar, ndërsa deklaroi se do angazhohet për mirëqenien e të gjithë banorëve të Kërçovës, pa dallime kombësie.Ndërkohë para komunës së Kërçovës, valëvitet edhe flamuri kombëtar shqiptar. Po ashtu tabela e madhe para komunës, është vendosur  në dy gjuhë.