Dialogu Kosovë-Serbi, ndërkombëtarët: Presim përgjigjen nga dy kryeministrat

Ndërsa ka deklaruar për përfundimin e dialogut  mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuesja në këtë dialog, shefja e politikës së jashtme në BE Catherine Ashton ende nuk ka vendosur zyrtarisht për këtë proces.Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiç  tha se ekzistojnë elementet për një zgjidhje të mundshme dhe se dyert janë të hapura. Sipas Kocijanciç propozimet e hedhura gjatë takimit mbeten ende në tavolinë. Ajo tha se Ashton  nuk e ka në plan që të mbaj një raund të ri dialogu, ndërsa theksoi se pritet një përgjigje nga të dy kryeministrat."Nuk mundemi të spekulojmë se çfarë do ndodhë. Ekzistojnë elemente për zgjidhje të mundshme ndërsa dy palët tani do konsultohen në kryeqytetet e tyre dhe ne fund do të  komunikojnë  vendimin, e ndërsa ne do shohim se si do veprojmë" tha  Maja Kocijançiç.Shefja e diplomacisë europiane pret  që brenda të martës të marrë një përgjigjepasi gjatë këtij muaji do raportojë tek shtetet anëtare në lidhje me tërësinë e procesit të dialogut.Ndërsa Zëdhënësja e Departamentit  amerikan të Shtetit Viktoria Nuland u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të studojnë propozimet e diskutuara në takimin me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe të rikthehen në Bruksel për të arritur një marrëveshje." Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur diplomacinë e zonjës Ashton, i kanë përshëndetur angazhimet serioze të të dyja palëve dhe tani u bëjmë thirrje të dyja palëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të studiojnë propozimet që janë paraqitur dhe të rikthen në Bruksel të përgatitur për të arritur një marrëveshje," zonja Nuland.Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci tha se takimi i fundit në Bruksel ishte i gjatë dhe i rëndë. Thaçi tha se  bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk do të ketë përgjegjësi ekzekutive, ndërsa theksoi se  procesi nuk mund të cilësohet si i dështuar.