Koçijançiç: Ashton mendon për një takim të ri në Bruksel
Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Kathrin Ashton, është shprehur se elementet për arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës tashmë varen nga kryeministrat e dy vendeve. Megjithatë tha Koçijançiç, shefja e lartë Ashton është ende duke menduar nëse ajo do të planifikojë një tjetër raund të dialogut në Bruskel."Ajo pret që pjesëmarrësit e dialogut do ta thërrasin dipllomaten e bashkimit Europian pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre, por tani për tani ajo nuk ka ndërmend për caktimin e një takimi zyrtar në Bruksel", tha Koçijançiç në një konferencë shtypi në Bruksel."Elementet e zgjidhjeve janë atje, dhe çfarë do të ndodhë më tej - ne do të shohim pas konsultimeve," shtoi ajo.Koçijançiç nuk dha hollësira mbi deklaratën që përfaqësuesia e lartë e BE-së ka lëshuar të Martën vonë pas raundit 12-orësh të dialogut mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës, e cila përfundoi pa ndonjë marrëveshje.Ashton shprehu shpresën se pas konsultimeve, pjesëmarrësit e dialogut "do të raportojnë te ajo vendimet e tyre në ditët e ardhshme."