Delegacioni serbë për takimin

Qeveria e Beogradit duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.Këto janë fjalët e Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një ditë pas maratonës së diskutimeve në Bruksel. E ndërsa ka pohuar se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise të vështira."Duhet t'i provojmë të gjitha që ta marrim datën. Jemi të gatshëm edhe për kompromise të vështira", ka thënë Vuçiç për mediat serbe, duke shtuar se bisedimet e së martës në Bruksel kanë qenë shumë të mundimshme dhe se udhëheqësit serbë janë duke shqyrtuar hapat e mëtejshëm."Në këtë moment vërtetë nuk e shoh zgjidhjen por jemi duke e kërkuar me ngulmë. Serbia duhet të provojë ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në dhe të jetë e gatshme për kompromise", ka thënë Vuçiç.Delegacioni serb që ka marrë pjesë në takimet e Brukselit, ka informuar për rrjedhën e bisedimeve Presidentin, Tomislav Nikoliç.Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç, ka paralajmëruar se Serbia është e gatshme për kompromise të vështira.Ndërkohë Bashkimi Evropian është duke pritur përgjigjet e Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë të cilët as në raundin e tetë të bisedimeve nuk arritën marrëveshje për Veriun e Kosovës.Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka deklaruar se Përfaqësuesja e Lartë është duke pritur Kryeministrat pasi ajo do të raportojë gjatë muajit për dialogun."Elementet konkrete janë në tavolinë edhe njëra edhe pala tjetër janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime, ata do të jenë në kontakt me zonjën Ashton dhe në ditët e ardhshme do të njoftojnë për vendimet e tyre, kjo është situata aktuale. Në këtë moment unë nuk mund të spekulojë se çka do të ndodhë por është e sigurt se zonja Ashton duhet të bëjë raportin për Këshillin e Ministrave këtë muaj", ka thënë ajo.