Zhbogar s’kemi çfarë të komentojmë!- Daçiç takimi dramatik!

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, nuk ka komentuar dështimin e bisedimeve Thaçi- Daçiç në Bruksel. Zhbogar është shrehur se nuk ka se çfarë ti shtojë atyre që u thanë në raundin e tetë të takimeve. Sipas përfaqësuesit të BE, negocuesit e kësaj cështjeje do të jenë ata që do të japin udhëzime të mëtejshme."E di që ju intereson edhe një çështje tjetër, por ajo që ka thënë mbrëmë përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, nuk ka nevojë të përsëritet më. Le t'iu japim pak kohë kryeministrave që janë kthyer në vendet e tyre dhe ata le t'iu shpjegojnë popullit të tyre se çfarë ka ndodhur me takimin dhe pastaj mund të diskutojmë", tha përfaqësuesi i Bashkimit Europian.Si dramatike e ka përshkruar, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç bisedimet në fjalë ndërmjet Prishtinës e Beogradit. "Dramatike, jo për nga toni, por për atë që fitohet ose humbet, për pasojat e mundshme", ka thënë Daçiç.Gjatë diskutimit ka patur ngritje tonesh midis dy palëve aq sa zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte kërkuar dorëheqjen e tij, bënë të ditur Daçiç.kryeministri serb ka treguar se mospajtimet, dhe ndryshimet në qëndrime rreth palëve, ishin rreth kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe."E nga ana tjetër, populli ynë në Kosovë e Metohi, nuk e pranon që ajo bashkësi të jetë pa përgjegjësi serioze. Për çdo popull është me rëndësi ta dijë se kush e mbron, kush e ruan, kush e gjykon, kush e akuzon, kush e shkollon", deklaroi Daçiç.Megjithatë, sipas tij ka diçka të mirë nga takimi që zgjati më shumë se 12 orë. "Nëse ka diçka për çfarë u pajtuam është fakti se bëmë një hap drejt normalizimit të raporteve tona", ka thënë Daçiç. Daçiç ka pranuar se pas dështimit të së Martës, do të jetë shumë vështirë, që të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedojë direkt, me Prishtinën, edhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, vetëm për të gjetur një zgjidhje.