Greqia: Projekti TAP, impakt pozitiv për vendin
Si një nga investimet më të rëndësishme që po bëhen në Greqi dhe që do të ketë impakt pozitiv edhe në tregjet e huaja në këtë moment kritik për ekonominë greke, do të jetë ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipline ", theksoi në parlament zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Kurkulas, në mbështetje të ratifikimit të marrëveshjes tripalëshe midis Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë për gazsjellësin në fjalë.Sipas tij nënshkrimi i marrëveshjes i paprapriu një mobilizim i jashtëzakonshëm, i ministrisë së jashtme dhe i autorteteve diplomatike, veçanërisht në Bruksel dhe në Uashington, për të patur një "neutralitet dashamirës" ndaj perspektivës së ndërtimit të TAP.Ai njëkohësisht shprehu habinë ndaj atyre që venë në dyshim kontributin e ministrisë së jashtme greke."Në korrik 2012 kishte një mbështetje totale ndaj projektit rival Nabucco, nga gjithë faktorët ndërkombëtarë. Arritëm që brenda një kohe të shkurtër të kemi të paktën një neutralitet dashamirës nga Brukseli, megjithëse komisioneri europian për energjinë kishte mbështetur në mënyrë joelegante projektin Nabucco, por në fund doli dhe përshëndeti marrëveshjen për TAP që u nënshkrua në Athinë më 13 shkurt", theksoi zëvendësministri i jashtëm grek.Më tej Kurkulas tha se ndërtimi i TAP nuk do të ketë kosto për taksapaguesit grekë. Investimi do të mbulohet krejtësisht nga kapitale private, ndërda shtoi se është fjala për një nga investimet më të mëdha të huaja në Greqi, që do të kalojë shifrën 1 miliard euro dhe do të krijojë mijëra vende pune.