Mbifaturimi, Ramadani: Qytetarët do të kompesohen

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Sokol Ramadani tha se të gjithë konsumatorët të cilët janë të mbifatuaruar përgjatë viteve kur ka qënë kompania çeke CEZ, do të kompesohen.Mbi faturimi i cili ka qënë probelmi më i madh i qytetarëve e shprehur kjo edhe në zyrat e shërbimit ndaj klitëve në CEZ Albania pritet të marrë një zgjidhje. Ramadani është shprehur optimist për stituatën aktuale të CEZ Albania me në krye Dollapi pasi janë shmagur mbifaturimet si dhe janë rritur arkëtimet.Deklaratat Ramadani i ka bërë pas diskutimeve në komisionin kuvendor ku opozita e ka parë me shqetësim situatën aktuale të shpërndarjes së energjisë.Gjithashtu, Ramadani tha se projektet për CEZ Albania do të çojnë këtë sistem drejt përmirësimit, ndërsa do të kërkoj informacion dhe të dhëna në lidhje me denoncimin publik që kanë bërë punonjës të CEZ se me ardhjen e Dollapit ka largime nga puna.