Bundesliga gjermane, java e 27-të
Bundesliga Gjermane do të luaj sot dhe nesër një nga javët vendimtare të këtij kampionati pasi skuadra e Bajern Mynih mund të shpallet kampione e Gjermanisë që në ditën e sotme. Gjermania pritet që të njihet me skuadrën kampione më të shpejtë të historisë së saj 50 vjeçare.Kampioni që pritet të shpallet sot mban logon e një prej skuadrave më të njohura jo vetëm në Gjermani por edhe në arenën ndërkombëtare. Bavarezët që tashmë kanë thyer disa rekorde për sa i përket fitoreve në Gjermani mund të arrijnë sot në përballjen ndaj Hamburg një tjetër rekord të rëndësishëm, atë të kampionit më të shpejtë në historinë e Bundesligës.Ndaj i drejtuar ndaj Tosten Frinks është edhe skuadra më e preferuar e bavarezëve për të shënuar rekorde. Në dy ndeshjet e fundit ndaj Hamburg, të besuarit e Jup Heinkes kanë arritur dy resultate me goleadë 5-0 dhe 6-0.Para një përballje të rëndësishme në Chempions ligë me Juventusit Bavarezët kërkojnë që të sigurojë që tani titullin kampion që të përqëndrohen maksimalisht dhe vetëm në Ligën e Kampioneve.Përveç sfides Bajern Mynih - Hambuerg që pritet të shpallë skuaden kampione në Gjermani, Bundesliga do të dhurojë edhe përballje të tjera emocionuese që vijojnë si më poshtë:Sot do të luhen këto takime:Augsburg - Hanover, Fortuna Dyseldorf - Bajer LeverkusenFreiburg - Mynshengladbah, Mainz - Verder BremenShalke - Hofenheim, Shtutgart - Borusia DortmundDhe Bajern Mynih - HamburgNdërsa neseër do të mbyllin javen e dy takimet e funditVolfsburg - Nurenberg, dhe Greuther Furth - Eintrakt Frankfurt