PS shpall 1 Prillin si ditën e qeverisë shqiptare

Opozita shpall 1 Prillin si ditën ndërkombëtare të qeverisë shqiptare. Me rastin e ditës së gënjeshtrave  Partia Socialiste ka shpërndarë kontrata pune duke ironizuar premtimet e kryebashkiakut dhe të qeverisë Berisha.Sekretari i PS-së për ekonominë Ervin Bushati u shpreh se këtyre gënjeshtrave me të cilat po jetojnë shqiptarët duhet ti jepet fund në datën 23 Qershor.Përfaqëues të selisë rozë kanë zgjedhur për të realizuar këtë event simbolik pikërisht në njësinë 8 në Tiranë e cila njihet si një prej bastioneve të mazhorancës.