Personalizim i abonesë, elementë shtesë në kartonin shoqërues

Numri i serisë së abonesë, të dhënat personale emër, mbiemër, datëlindje dhe fotografi.Këto janë elementë të rinj të kartonit shoqërues të abonesë. Shoqata e transportit qytetas që nga nga 1 prilli ka nxjerrë në treg këtë abone, që përmbajnë këto elmente shtesë si për studentët ashtu edhe për abonetë e përgjithshme apo abonte të linjës përkatëse.Arsyeja e këtyre ndryshimeve, sipas kreut të shoqatës së Transportit qytetas Ferdinand Ibrahimi, është  për të ulur abuzimin që mund të bëjnë qytetetarët të cilët mund të blejnë një abone për studentët pa qënë student apo pa dhe të tjerë që një abone e përdorin shumë antarë të familjes.Për shoqatën e transportit qytetas kartoni shoqëruese që e bënë abonenë më personale ka kosto shtesë por deri më tani nuk është refelektuar në çmim. Pra abonetë blihen me të njëtin çmim si më parë.Ibrahimi sqaron se studimi i pavarur, nga ky do të maten kostot dhe do të vendoset nëse do të ketë ose jo rritje të çmimit të biletës së urbanit apo aboneve është dorëzuar në bashkinë e Tiranës përpara disa muajve. Ndërsa bashkia e Tiranës ka qënë e hapur ndaj propozimeve por në qëndrimin e saj ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë rritje abuzive të çmimit të biletave.