De Biasi “ngrin” buzëqeshjen e shqiptarve: Mund të largohem në Tetor
Gianni De Biasi “ngrin” buzëqeshjen e shqiptarëve pas dy sukseseve rresht ndaj Norvegjisë dhe Lituanisë, duke dhënë sinjale lamtumire në fund të kontratës që skadon tetorin e këtij viti.Në një intervistë dhënë për mediat italiane, tekniku i kuqezinjve nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në drejtimin e një klubi në Itali ose Spanjë. 56-vjeçari sqaron se kontrata e tij skadon pas disa muajsh, dhe do ta vlerësonte seriozisht një ofertë tunduese nga Italia ose Spanja. Në vijim, ai sjell në kujtesë aventurën në stolin e Levantes, duke pohuar se ka kujtime pozitive nga skuadra iberike.Tekniku italian e mori drejtimin e kombëtares shqiptare në 14 dhjetor të vitit 2011 duke zënë vendin e kroatit Josip Kuzhe. Që nga marrja e drejtimit të kombëtares tonë De Biazi ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani pasi ka arritur një rekord pikësh të grumbulluar në 5 ndeshje duke u bërë trajneri i parë që arrin të grumbullojë kaq shumë pikë në eliminatore deri në këto moment. Në drejtimin e tij teniku italian, ka promovuar lojtarë të rinj dhe premtues për të ardhmen e ekipit si, Edgar Çani, Sadiku, Etrit Berisha, e shumë e shumë emra të tjerë që pavarësisht moshës janë thirrur për herë të parë nga tekniku De biazi në Kombëtare.Nën drejtimin e tij, kombëtarja shqiptare ka arritur 6 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, ndërsa në grupin eliminator të botërorit 2014, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 9 pikë, 2 më pak se Zvicra. Gjatë karrierës si trajner, ai ka drejtuar ekipe me emër si, Udinese, Torino, Brescia e Levante.Deklarata e tij se mund të largohet nga Shqipëria ka shqetësuar mbarë kombin shqiptarë që tashmë ka krijuar shpresat se me De Biazin në krye mund të bëjmë realitet ëndrrën për tu kualifikuar në një nga eventet më të mëdha sportive siç është botërori Brazil 2014.