Inter-Juventus, luhet në 15.00 derbi i Italisë
Në Tempullin mitik të futbollit italian, San Siro sapo ka nisur një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fundjave jo vetem në Itali por edhe në mbarë kontinetin Europian. San Siro do të jetë dëshmitar i një trilleri të vërtet, i një përplajse mes rivalët më të urryer në botën, mes Interit dhe Juventusit.Zikaltërit e Stramacionit, ata që në nëntor ç'mendën tifozët e Zonjës së Vjetër me atë fitore të rëndësishme 3-1 në Torino, kanë zbritur në fushë me qëllimin e vetëm për të përsëritur atë fitore të madhe dhe për të ndaluar hovin e kampionëve që kryesojnë kampionatin me 9 pikë diferencë.Nga ana tjetër skuadra e Juventusit e ka akoma në mendje disfatën e fazes së parë, ndaj në Milano ka zbritur për tu hakmarrë edhe pse skuadra pritet të ruajë shumë energji për sfidën e Chempions Ligë në mesjavën e ardhshme kundër Bayern Mynih.Derbi i Italisë që tashmë ka startuar pritet të dhurojë emocione të shumta pasi vetë historia mes këtyre dy skuadrave e bënë më të rëndësishme këtë supërsfidë.Interi vjen në këtë derbi me një ecuri të dobët, por formë të lartë. Fitorja ndaj Tottenhamit ka ringjallur shpirtin e vërtetë të Zikaltërve, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për pikë ndaj rivalit më të urryer, në mënyrë që të vazhdojnë luftën për vend të tretë, e cili është bërë më i ashpër se asnjëherë.Nga ana tjetër, Juventusi vjen në këtë duel pas disa rezultateve pozitive dhe me një diferencë të madhe ndaj interit, por mbi të gjitha ndaj Napolit që mbarë vendin e dytë në renditje. Bardhë e zinjtë kanë zbritur tashmë në fushë me zotimin se do të hakmerren pas asaj humbje në fazën e parë që ju prishi serinë e rezultateve pozitive prej 49 ndeshjeve. Ndeshja ka nisur e hapur nga fillimi ndërsa pritet të shoqërohet me gola pas Interi, që nuk ka se çfarë të humbë. Këtë ndeshje pritet ta vendosin detajet, mungesat e disa lojtarëve.