Berisha dhe Mavraj drejt kampionatit italian

Paraqitja e shkëlqyer që lojtarët e kombëtares tonë kanë bërë në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që shumë skuadra të mëdha ndërkombtare të kërkojnë shërbimet e tyre. Emrat më të përfolur për momentin që mund të ndërrojnë skuadër që në edicionin e ardhshëm janë ato të portierit të talentuar Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj. I pari luan në Suedi por ka një interesim të madh nga skuadra e Fulhem në kampionatin Anglez.Gardiani i portës Kuq e Zi e ka pranuar edhe vetë se ka patur një interesim për të nga skuadra e premier Ligës ndërsa ka theksuar se do ti studiojë me vëmendje të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij.Së fundmi për 24-vjeçarin nga Kosova duket se është e interesuar edhe skuadra e Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se kryeqytetasit pëlqejnë shumë aftësitë e Berishes ndërsa De Biazi mund të bëhet ndërmjetës për ta sjellë atë në Seria A ashtu siç bëri edhe me sulmuesin Edgar Çani.Përsa i përket mbrojtësit Mavraj që tashmë  është bërë një titullar i padiskutueshëm në kombëtare ka një interesim të fundit nga skuadra e Lazios ku luan edhe kapiteni Lorik Cana. Po sipas mediave italiane thuhet se kryeqytetasit me një drejtor sportive shqiptar si Tare kanë hedhur mendimin që të bashkojnë në qendër të mbrojtjes dyshen e kombëtares kuqezi Mavaraj -Cana.Ndërsa sipas mediave në Gjermani thuhet se kosovari Mavraj ka bërë të ditur se në verë do të largohet nga Grothe Furth dhe alternativë më e besueshme është që ai të kalojë në Seria A te skuadra e Lazios.Paraqitja e shkëlqyer që lojtarët e kombëtares tonë ka në bërë në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që atë të jenë në qendër të vëmendjes për disa skuadra të mëdha europiane. Përveç kësaj disa nga lojtarët e kombëtares si Çani, Basha apo edhe të tjerë që ishin në stol përpara ndeshjeve me kombëtaren pritet që këtë fundjavë ta nisin lojen si titullarë të padiskuteshëm.