Tjetër sukses i Hamdi Salihi, dopietë për Jiangsu Sainty
Pas golit të jashtëzakonshëm kundër Norvegjisë, bomber i kombëtares ton Hamdi Salihi ka vazhduar me gola edhe në kampionatin kinez.Sulmuesi shkodran ka treguar edhe një herë forcën e tij duke shënuar mbrëmë një dygolësh për skuadrën e tij Jangsu Sainty. Edhe pse ka shënuar një dopiet Salihi nuk ka arritur ti japë fitoren skuadrës së tij e cila ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër skuadrës Shangai Shenxin.Në këtë mënyrë, shkodrani rikonfirmon formën shumë të mirë sportive që po kalon tashmë, pasi braktisi Amerikën, ku vuajti jo pak për të gjetur një vend titullari. Në këtë ndeshje, skuadra e bomberit Kuq e zi pas një pjesë të parë të ekuilibruar ka vuajtur shumë në të dytën pasi me fillimin e pjesës së dytë gjenden mënjëherë në disavatazh në minutën e 51-të, por vetëm 7 minuta më vonë është Salihi që rikthen gjithçka në barazpeshë duke shndërruar në gol një 11- metersh për vedasit.Shangai Shenxin ka shënuar shpejt edhe golin e dytë, në minutën e 64-të, duke i vënë nën një presion të madh vendësit, që e shihnin veten në humbje deri në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt fundit me këtë rezultat, është përsëri sulmuesi shqiptarë Hamdi Salihi që rikthen gjithçka në barazpeshë duke kompletuar dopietën e tij personale në këtë përballje. Shkodrane në një kohë relativisht të shkurtër kthehet në një nga lojtaret kyç të skuadrës pasi ka shënuar tre gola në tre ndeshje të luajtura në kampiontin Kinez.Kujtojmë gjithashtu se Salihi ka shënuar edhe në ndeshjen e "Champions League" të kontinentit të Azisë si dhe në Superkupën e Kinës. Pra, ai ka një bilanc shumë pozitiv që nga kalimi i tij në kampionatin Kinez. Në 5 ndeshje të luajtura, bomber Shkodranë ka arritur të shënojë 5 gola me vlerë për skuadren e Jangsu Sainty.