Primera Divizion java e 29-të
Pas ndeshjeve të kombëtareve të vlefshme për eliminatoret Brazil 2014 këtë fundjavë rikthehet kampionati spanjoll me sfidat e vlefshme për javën e 29-të. Futbolli spanjoll dhe sportdashësit e këtij shteti pas emocioneve që u dhuroi kombëtarja e tyre në atë fitore vendimtare ndaj Francës do të përjetojë sot, nesër dhe pasnesër të tjera emocione të mëdha që do të dhurojë La Liga dhe kryesisht “të mëdhenjtë”e këtij kampionati si Barcelona, Real Madrid, apo edhe Atletiko Madrdid me yjet e tyre Messi, Ronaldo dhe Falkao.Për shkat të impenjimeve të Chempions Ligë katalanasit dhe madrilenët do të luajnë sot sfidat e tyre. Si Barcelona ashtu edhe Real do të kërkojën fitoret e radhës në transfertë për të shkuar me moral të ngritur drej supersfidave europiane.Katalanasit që tashmë mund të kenë në krye të stolit Tito Vilanoven të rikthyer nga Amerika pas shërimit do të luajnë sot ndaj Selata Vigos ku do të kërkojnë një tjetër fitore të rëndësishme për të ruajtur diferencat me kundërshtaret e përjetshëm, madrilenët e Real Madrid. Sfida mes Selata Vigos dhe Barcelonës pritet të jetë vendimtare për Mesin i cili kërkon të shënojë në ndeshjen e 19 radhazi që është e vlefshme me 1 fazë sezoni në La Liga. Ashtu si Katalanasit edhe Madrilenët do të luajnë në transfetë ndaj skuadrës së Saragozes.Kristiano Ronaldo pas paraqitjeve shgënjyese me kombëtaren pritet ti rikthehet në "Top Formë" për të udhëhequr skuadrën drejt triumfit. Sfida më e rëndësishme e kësaj fundjave në kampionatin spanjoll do të jetë padyshim ajo mes Atletiko Madrid dhe Valencias me kryeqytetasit që shihen si më të favorizuar për një fitore të mundshme. Në Primera divizon këtë fundjavë do të luhen këto takime: Rajo Valekano - Malaga, Selta Vigo - Barcelona, Zaragoza - Real Madrid, Levante - SeviljaNesër do të kemi këto përballje:Valadolid - Osasuna,Majorka - Deportivo ,Espanjol - Real Sociedad,Atletiko Madrid - ValenciaNdërsa të hënën do të mbyllin javën e 29 dy sfidat e fundit ajo mesAtletiko Bilbao - Granada dhe Real Betis - Getafe