Shtyhet gjyqi për Nazime Vishën, mungonte avokatja

Shtyhet për në 15 prill seanca gjyqësore ndaj Nazime Vishës, e cila vrau të dashurin e saj duke e akuzuar si përdhunuesin e saj për shumë vite.Seanca është shtyrë pasi mungonte avokatja mbrojtëse e 18-vjeçares Vjollca Pustina ndërsa sot pritej të jepej edhe pretenca e prokurorisë për Nazime Vishën.Mbi Nazime Vishën rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 gusht të vitit të kaluar në fshatin Krrabë ku Nazime Visha vrau me armë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte.