Liverpool në garë me klubet e tjerë për Christian Eriksen

Për 12 muaj Liverpool ka ndjekur e ka kontaktuar me Ajax për Christian Eriksen, dhe kërkesat e larta të klubit hollandez kanë hedhur në erë çdo tratativë. Në fund të sezonit gjërat do të ndryshojnë sepse fantazisti danez ka refuzuar rinovimin dhe mbetet me një vit të fundit në kontratën e tij e për të mos e humbur me parametër zero, Ajax është i detyruar ta shesë.Për këtë arsye "The Reds" kërkojnë transferimin e fantazistit duke ofruar për kartonin e tij 15 milionë paund, shifër që kënaq kërkesat e klubit nga Amsterdam.Pengesa e vetme në këtë tratativë do të jetë oferta për lojtarin sepse Eriksen ka shumë klube evropiane pas dhe krahas Liverpool në garë janë Tottenham, Borussia Dortmund, Interi dhe Arsenal.