Meta takohet me Berishën: Sot është 1 prilli dhe s’ka vlerë të bëj ndonjë deklaratë

Kryeministri Berisha është takuar sot me kreun e LSI-së Ilir Meta.Takimi është zhvilluar për 40 minuta në kryeministri ndërsa në fokus të bisedimeve ka qënë vijimi i bashkëpunimit mes LSI-së dhe Partisë Demokratike.Pas takimit me kryeministrin Berisha, kreu i LSI-së nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth takimit, duke u ‘justifikuar’ me  1 prillin, ditën e gënjeshtrave.“Sot është 1 prilli dhe s’ka vlerë të bëj ndonjë deklaratë sepse nuk e di sa të besueshme do ishin, takime te tilla ne kemi vazhdimisht’ka thënë Meta.I pyetur për apelet e dhëna nga ndërkombëtarët për bashkëpunim me Ramën, Meta është ëergjigjur. “Keto janë qëndrime që do i vlerësojnë forumet e LSI”.Meta është pyetur në lidhje edhe me dekretet e presidentit Nishanit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese për të cilat theksoi se do shprehen sipas bindjes së çdo deputeti.Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Lefter Koka nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Socialiste.Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Koka është shprehur se LSI-ja ende nuk ka ndonjë ftesë zyrtare nga Partia Socialiste duke shtuar se LSI-ja nuk përjashton koalicionin me asnjë parti politike.Ndërkohë nesër mblidhet edhe Kryesia e PS-së  e cia pritet të vendosë për koalicionet parazgjedhore të 23 qershorit. Kryetari Edi Rama ka thirrur nesër anëtarët e kryesisë, për të diskutuar në lidhje me aleancat që PS duhet të krijojë, për të qenë më e sigurt në fitoren e zgjedhjeve.