Kuvend, shqyrtohet projektligji për administratën gjyqësore

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me shqyrtimin e projektligjit për Administratën Gjyqësore.Deputetët e opozitës kanë deklaruar më herët se nuk do ta votojnë draftin e sjellë nga mazhoranca për administratën gjyqësore duke e cilësuar atë si në kundërshtim me Kushtetutën.Në fjalën e saj, deputetja e PS-së Shaga Ligori është shprehur se ky draft e kthen ministrin e drejtësisë si administratorin  e çdo gjykate."Ju duhen gjyqtare që të bëjnë çtë duan në kurriz të shqiptarëve, le të korruptohet vetëm të mbajne anën e pushtetareve. Për këtë drejtësia në vend është kthyer në mision të pamundur. Na thoni se jemi bllokues. Po jemi bllokues të tentativave tuaja për të shkelur ligjin” theksoi Ligori.Sipas saj, projekti që është paraqitur ka të meta thelbësore dhe emërimet për administratën gjyqësore i bën direkt ministri i Drejtësisë. “Projekti në fjalë nuk rregullon kompetencat e administratës gjyqësore, por kompetencat e ministrit të Drejtësisë” tha Ligori.Menjëherë ka reaguar ministri i drejtësisë Eduard Halimi, i cili theksoi se akuzat për antikushtetutshmërinë janë abuzive dhe të pabaza. “Na gjeni një nen të projektligjit qëebie ndesh me ndonje nen të Kushtetutës” tha ai.Sipas tij, me këtë projektligj i jepet nje status i veçante së paku 500 grave dhe zonjushave që punojnë në administrateë gjyqesore. “Ne e kërkuam konsensusin, sigurisht, por ju bëtë retorikën në komision dhe u ngritën e ikët. Nuk dhatë asnjë sugjerim për ndonjë nen. Ndërkohë që ligji është bërë në bashkëpunim me ekspertët e BE-së” tha Halimi.Sipas tij, ligji vjen me përkrahjen e të gjithë faktorëve të sistemit të drejtësisë, që kanë marrë pjesë në tryezat e organizuara dhe nuk kanë pasur asnjë kritikë për draftin.