Kukës, "arrest në burg" për 19-vjeçarin, Vëllai: Akuzat të pabaza
Është dhënë sot masa e sigurisë "Arrest me burg" për 19- vjeçarin Begzim Isa i cili dyshohet se ka rrëmbyer për qëllime trafikimi të miturin me iniciale A.S.Nën masa të forta sigurie Begzim Isa është sjellë në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës në një seancë e cila, ndryshe nga sa parashikohej, ka zgjatur më shumë se një orë.Sipas burimeve brenda sallës së gjyqit, në të cilën mediat nuk u lejuan që të futeshin e të merrnin pjesë, bëhet e ditur se ndaj të riut janë bërë dy akuza, konkretisht ajo e trafikimit të të miturve dhe ajo e trafikimit të mbetur në tentativë.Seanca është drejtuar nga prokurori i rrethit Dritan Prençi dhe gjyqtarja Alma Ahmetaj ndërkohë që asnjë prej avokatëve të Kukësit nuk ka pranuar që të jetë mbrojtës i të riut.Sakaq, çështja pritet që tashmë të mbërrijë në duart e Prokurorisë së Krimeve të rënda për hetime të mëtejshme.Vëllai i 19-vjeçarit: Akuzat për trafikim të miturish, të pabazaNdërkohë të afërmit e 19-vjeçarit kanë protestuar para gjykatës duke mohuar ketegorikisht përfshirjen e tij për trafikim të miturisht.Vëllai i 19-vjeçarit, Berim Isa thekson se në momentin që ka ndodhur ngjarja vëllai i tij ka qënë në shtëpi dhe nuk ka lidhje me asnjë nga ato që thuhen për të.Madje Bleim Isa thotë që 8-vjeçari i cili dyshohet se do të trafikohej nuk ka qënë aspak në shtëpinë e tyre dhe të të gjitha akuzat që hidhen mbi vëllain e tij, nuk janë të vërteta.19-vjeçari Igzim Isa u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Kukës pasi akuzohet se rrëmbeu një fëmijë për qëllime trafikimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost, ku 19- vjeçari, Begzim Isa, dyshohet se ka rrëmbyer dhe mbajtur për rreth 24 orë në shtëpi 8-vjeçarin me inicialet A.F.Begëzim Isa dyshohet se ka lidhje dhe me zhdukjen e Belona Matës, e cila humbi 3 vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit.Policia është duke hetuar për të zbuluar informacione të tjera rreth zhdukjes së Belona Matës, pasi edhe familja e saj, të gjitha dyshimet i hedh mbi 19 vjeçarin Begzim Isa.Kukës, ringjallen shpresat për Bleona MatënArrestimi i 19-vjeçarit Begzim Isa ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rastin e Bleona Matës, 6-vjeçares e cila rezulton e zhdukur që prej 3 vjetësh në fshatin Zapod të Kukësit.Gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, ka theksuar se ka shumë dyshime që 19 vjeçari të ketë gisht në zhdukjen e Bleonës duke qenë se ai është daja i njërës prej vajzave që kanë shoqëruar pasditen e 22 Majit Bleonën në mal, ditë në të cilën edhe u zhduk.Po ashtu, dyshimet e tij ai i bazon edhe në ngjashmëritë që personi ka me përshkrimin që i bën gjyshja e Bleonës, mashkullit që ka parë atë ditë të ngjitur pas vajzave. Zeneli po ashtu fakton edhe shoqërimin e Qamiles në polici.Bleona Mata është zhdukur, në mënyrë misterioze, në malin e fshatit Zapod, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj, pasditen e 22 Majit të vitit 2010. Kërkimet për të u shtrinë në të gjithë vendin, por edhe jashtë tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.