Irak, tre të vrarë nga sulmet kundër forcave të sigurisë

Të paktën tre persona janë vrarë nga dy sulmet e sotme kundër forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut.Një prej shpërthimeve ka ndodhur në një pikë kontrolli të ushtrisë një lagjen Abu Ghraib, ku është vrarë të paktën një ushtar dhe janë plagosur disa të tjerë.Në sulmin tjetër, bomba e vendosur në një makinë policie, ka shpërthyer sot herët në mëngjes në lagjen Kazimijah dhe ka vrarë një polic dhe një kalimtar të rastit.Këto sulme u bënë në periudhën para zgjedhjeve vendore të parashikuara për 20 Prill, që do të mbahen në 12 nga 18 provincat në Irak.Këto janë votimet e para, pas zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën në Mars të vitit 2010.