Murriqan, kapen 1.5 kg heroinë, 3 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 17:15
Policia kufitare në pikën doganore të Muriqanit në Shkodër ka bërë të mundur sekuestrimin e 1.5 kg heroinë ndërsa ka arrestuar edhe tre persona.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur në një automjet me të cilin udhëtonin 3 personat e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende I ditur.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.