Durrës, burg pa afat 31-vjeçarit, ngacmoi të miturën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 18:00
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg, për 31-vjeçarin Fisnik Kuka me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.Organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Drini Pali ka kërkuar burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në polici nga prindërit e një të miture 12 vjeçare, për ngacmim seksual.Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, detyrim paraqitjeje, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga trupi gjykues, i cili vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg.31-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në datë 28 Mars, pasi ka ngacmuar seksualisht, një 12 vjecare banore e Durrësit, teksa kthehej për në banesën e saj.