Haxhinasto: Afrimi i politikës me qytetarin, misioni i LSI-së

Zv. kryeministri dhe ministri i METE, njëherazi Sekretar Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasan, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një sërë takimesh më qindra të rinj dhe të reja në komuna të ndryshme të Elbasanit.Në këto takime janë afruar rishtazi me LSI-së qindra të rinj, një pjesë të të cilëve z. Haxhinasto u ka dorëzuar edhe kartat e anëtarësisë. Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar me të rinjtë në Komunën e Gjergjanit Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasanit, deklaroi se LSI ka qenë gjithmonë një forcë politike e cila u ka dhënë një besim shumë të madh të rinjve dhe të rejave të vendit.“Ka një mënyrë për ti dhënë përgjigje asaj që pyeti kryetarja, që si të mbetesh gjithmonë i ri, të jesh sëbashku më LRI-në , kjo është mënyra për të mbetur gjithmonë i ri. Ne në LSI e kemi kuptuar prej kohësh këtë punë. Prandaj në LSI, LRI- ja është anëtare në 30% të të gjithë strukturave dhe kjo është në statutin e LSI-së. Në LSI të rinjtë votojnë për strukturat, bëhen anëtar që 16 vjeç dhe është partia e parë që e ka këtë rregull në statutin e vet. Me këtë rast unë dëshiroj të falënderoj një nga promotorët e kësaj iniciative, Kejdi Memetaj e cila e mbrojti me aq zjarr dhe me pasion këtë të drejt të të rinjve për të qenë pjesë e të gjithë forumeve të LSI-së, e votimeve dhe e vendimmarrjeve të saj. Kjo do të thotë që LRI-ja është pjesë organike e LSI-së dhe të jesh pjesë organike e LSI –së do të thotë që të ndikosh në politikat që ajo bën”, u shpreh z. Haxhinasto. Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasan, Edmond Haxhinasto, tha se se LSI ka prioritet të madh punësimin e të rinjve. “ Çfarë do të thotë të kesh prioritet madhor punësimin? Do të thotë që të mbarosh shkollën dhe të kesh mundësi punësimi. LSI nuk bën retorik elektorale me këtë çështje por ajo është shumë e qartë dhe konkrete sesi do ta bëj këtë punësim dhe jemi shumë seriozë në të gjitha shifrat që japim si dhe në politikat që ne propozojmë për të arritur këtë punësim disa sektor. Të cilët janë, energjetika, industria minerare, tregtia , prodhimi por edhe agro përpunimi. Sot biseduam edhe për zonën e Gjinarit dhe Gjergjanit për mundësit e mëdha që ka kjo zonë për agrobiznes me qëllim që produktet e shkëlqyera që bëhen këtu të përpunohen dhe fermerët të marrin shumë më tepër vlerë nga puna që bëjnë”, vijoi fjalën e tij z. Haxhinasto.Ai u shpreh se ashtu si rininë LSI ka prioritet edhe zhvillimin e gruas dhe pjesëmarrjen e saj sa më shumë në vendimmarrje. “Ne në LSI jemi e para forcë politike që kemi sanksionuar në mënyrë statutore dhe kemi vendosur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave 50% në strukturat tona. Sigurisht gruaja ashtu si rinia do të jetë prioritet madhor i LSI-së sepse mbështetja ndaj grave, nënave tona, motrave tona është nj detyrë e gjithë shoqërisë, është një detyrë sa morale ashtu edhe përkushtim social. Është gjithashtu edhe një përzgjedhje që ka sens të madh zhvillimor sepse duke u angazhuar gruaja vendi bëhet më i begatë, ekonomia zhvillohet më shumë, drejtohet më mirë. LSi do ta vazhdojë ta ketë si politikë prioritare të saj”, tha Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasan, Edmond Haxhinasto.Ai deklaroi se misioni i rëndësishëm i LSI-së është që ta bëjë politikën shqiptare më njerëzore dhe më në shërbim të qytetarëve. Sipas tij për këtë arsye shqiptarët do ta mbështesin atë më shumë se kurrë më 23 qershor. “LSI-ja gjithashtu në politikën shqiptare ka edhe një mision tjetër shumë të rëndësishëm, misioni për ta emancipuar vazhdimisht politikën, për ta bërë politikën më konkrete, më qytetarë, më të civilizuar, më pak konfliktuale, për ta bërë politikën të shkojë në misionin e saj kryesor, t’i shërbejë qytetarëve në mënyrën më të përkushtuar.Prandaj si politika ashtu edhe qytetarët kanë nevojë për LSI-në dhe sigurisht që mbështetja nuk do të mungojë edhe këtë herë. Mbështetja më 23 qershor do të jetë një shprehje pikërisht e kërkesës që kanë qytetarët për më shumë punësim, për më shumë paqe sociale midis njerëzve, për më shumë zhvillim, për më shumë shkolla, për më shumë shëndetësi, për më shumë të mira për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Prandaj qytetarët e Gjergjanit dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë LSI-në pasi kështu do të realizojnë edhe aspiratën e tyre, do të realizojnë kërkesën e tyre për një qeverisje më të mirë, për një qeverisje më konkrete, me më shumë përkujdesje për një jetë më të mirë dhe vendi të eci përpara drejt Bashkimit Evropian, atje ku është ëndrra e të gjithëve”, tha ai. Duke Përfunduar Haxhinasto i ftoi dhe një herë të gjithë të rinjtë që “ashtu siç keni bërë edhe në të kaluarën edhe këtë herë të jeni pjesë e fitores sonë të madhe, një fitoreje për të cilën ka nevojë Shqipëria dhe kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë”.