Panariti niset për një tur në Egjipt, Jordani dhe Liban

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, u nis në një tur vizitash zyrtare në disa vende të Lindjes së Mesme.Ai do të nisë këtë tur me vizitën në Republikën Arabe të Egjiptit, për të vazhduar më tej në Mbretërinë Hashemite të  Jordanisë dhe në Republikën e Libanit.Gjatë vizitave në kryeqytetet e këtyre vendeve, ai do të zhvillojë takime me Ministrat e Jashtëm, me  personalitete të tjerë të lartë, me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të diasporës shqiptare.Tema qëndrore e bisedimeve të Ministrit Panariti me mikëpritësit e tij, do të jetë shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështje të politikës së jashtme, nxitja e mëtejshme e dialogut politik si dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok.