Aksidentohet familja, vdes vajza 10-vjeçare, plagosen 4 anëtarët e tjerë
Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 10-vjeçare dhe plagosjen e 4 pjesëtarëve të tjerë të një familjeje ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Laç.Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka ndërruar jetë vajza 10-vjeçare me inicialet A.Lulaj dhe janë plagosur pjesëtarët e tjerë të familjes, Viktor Lulaj 45 vjeç, dhe Lindita Lulaj 38 vjeç, Klaudia Lulaj 17 vjeç dhe Renato Lulaj 5 vjeç.Menjëherë 4 të aksidentuarit pranë Milotit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu nga aksidenti është plagosur lehtë edhe drejtuesja e mjetit tjetër, Elona Çaushi.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë por policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.