Kërkesa e Turqisë për ndryshimin e historisë, Milo: Larg duart nga historia
Historianë në Shqipëri do ti bashkohen peticionit kundër kërkesës së Turqisë drejtuar Kosovës për të rishikuar dhe korrigjuar tekstin e historisë.Ministria e Arsimit në Kosovë ka formuar një komision të përbërë nga ekspertë të historisë, gjeografisë dhe albanologjisë të cilët kanë përgatitur një raport se çfarë do të mund të korigjohet në tekstet shkollore.Por edhe në këtë drejtim, historianët dhe albanologët në Kosovë thanë se nuk do të bënin asnjë ndryshim që të dëmtojnë vërtetësinë e së shkuarës. Historiani Paskal Milo tha se duhet ti mbajnë larg duar nga historia çdo individë apo shtet që synon këtë deformimi të tekstit të historisë.Në këtë debatë të nxehtë, Ministri i Arsimit, shkencës dhe Tekneologjisë Ramë Buja tha se është një nisëm e Komisionit Evropian që nga viti 2004 që të rishikohen shprehjet e vrazhda të historisë por jo të ndryshohet historia.Autoritet e arsimit në Kosovë kanë argumentuar se disa tema në tekstin e historisë kanë ngareksë për moshën e nxënësve që prej të cilëve është edhe fjala 'hordhi', për reparte të caktuara ushtarake ose në termat e gjeografisë nuk i njeh Turqia si psh rrafshnalta e Armenisë. E ndërsa kjo çështje ngjallë debate, lista e peticionit kundër ndryshimeve është gjithnjë e më tepër në rritje.