Prokuroria liron babain e deputetit, nesër masa e sigurisë
Lirimin e Bashkim Tahirit, babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri, ka kërkuar sot Prokuroria e Tiranës.Bashkim Tahiri u arrestua mesditën e së Hënës për kontrabandë ilaçesh, sëbashku me Dritan Gjizën dhe Nadire Tagën.Ndërkohë, organi i akuzës kërkon detyrim paraqitjeje për Dritan Gjizën dhe hetim në gjendje të lirë për shtetasen Nadire Taga.Dosja me faktet rreth akuzave për kontrabandë ilaçesh mbërriti sot në Gjykatë, ndërkohë që nesër jepet vendimi mbi 3 të akuzuarit.Bashkim Tahiri u arrestua rreth orës 13:00 të së hënës, në afërsi të rrugës "Todi Shkurti" në Tiranë. Operacioni për kapjen e tij u kodua "Rispedal" dhe në pranga veç babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, përfunduan edhe Dritan Gjiza e Nadire Taga.Sipas policisë, tre të dyshuarit janë mbajtur nën përgjim për tre muaj me radhë, nga ku ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar transportimin e medikamenteve, ku siguroheshin në mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Në momentin e arrestimit, sipas policisë tre të dyshuarit u kapën duke shkëmbyer medikamente me vlerë 10 mijë euro.