Historia e përbashkët e Ballkanit
Shqipëria do të njoh histroinë e Bosnjes e anasjelltas po ashtu edhe Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia do ta njohin historinë e njëra-tjetrës. 4 botime të historisë do të tregojnë të shkuara e Ballkanit, do të jenë të njësuara për nxënësit por nuk do të jenë të detyruara në shkolla, pra do të mbeten tekste alternative. Historiania Valentina Duka thotë se ky është një progres për të gjithë Ballkanin.Ministri i arsimit Myqerem Tafaj mbështeti nismën duke përgëzuar historinatë në kohën kur ligji i ri i arsimit parauniversitar kërkon edhe kurrikulat e reja.Në vitet 2000 një grup historianësh në diksutimet e tyre u shprehen se teksti i historisë ka nevojë për rishikim për të reduktuar dhe lënë mënjanë historinë e centralizuar nga regjimi një partiak, nga interesat e ngushta nga ngjarjet e deformuara dhe kontekstet jo reale dhe subjektive të Hoxhës. Pas këtij debate, historianët u shprehën tashmë se një tekst i përbashkët i historisë së Ballkanit do të jep leksione të qarta se kush jemi ne dhe kush janë fqinjët tanë.