Ministri Bode në Facebook: Rama i bën gënjeshtrat aq të mëdha sa e lënë në baltë

Ministri i Financave dhe Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook për deklaratat e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama.“Rama përditë gënjen kur del në publik. Gënjeshtra, ky ves i keq për disa, që në të shumtën përdoret për tja hedhur kur dikush ndodhet keq, për Ramën është kthyer në tiparin e tij publik. Gënjeshtra sipas të thënave te popullit ka një të mirë se sajohet lehtë dhe ndonjëherë ndihmon përkohësisht gënjeshtarin, por ka një të keqe se ka këmbët e shkurtëra, dhe shpesh e le të zotin në baltë. Ky Rama duke dashur tia hedhë paq, i bën gënjeshtrat aq të mëdha sa e lënë në baltë. E vërteta nuk ka nevojë për avokat, ajo flet vetë. Shihni çfarë tha Rama sot për "'shpikjen"' e tij më të fundit por që është e vjetër që nga koha e Marksit, taksën progresive.Për të mos u marë më me këto sofizma qesharake, ju lutem krahasoni në tabelën e mëposhtme modelin e barazisë socialiste me atë të taksës së sheshtë të qeverise aktuale.