Tiranë, morën peng një person, 1 i arrestuar, 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë të cilët akuzohen për pengmarrje.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Fatjon Pashtranjaku ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Ilir Malaj dhe Dritan Brisku pasi akuzohen se kanë marrë peng 35-vjeçarin Erjon Muhametaj.Sipas policisë, Muhametaj është dhunuar dhe është mbajtur peng nga 3 personat pasi i kishte shtetasit Fatjon Pashtranjaku një borxh prej 200 mijë paundësh.