Ligji i ri i sigurimeve shëndetësore jo i plotë
Ligji i ri i sigurimeve shëndetësore ka hyrë pjesërisht në fuqi. Kjo do të thotë se një pacient që ka librezën shëndetësore do të përfitojë shërbim falas vetëm në spitalet publike dhe jo në atë private siç thuhet në ligj.Kjo do të thotë se spitalet shtetërore do të vazhdojnë të kenë të njëjtin flusk ndërsa ai qytetar që do të zgjedhin konsultat, trajtim apo ndërhyje në spitalet private duhet të shkoj me para në dorë. Elvana Hana, drejtoresha e Fondit të sigurimeve shëndetësore thotë se privatët duhet të përfundojnë më parë akreditimin, që të implementohet ligji i ri i sigurimeve.Ende nuk ka një kohë fikse se kur do të mbyllet akreditimi i spitaleve private dhe në këtë mënyrë mbetet e papërcaktuar se kur pacientët do të marrin shërbim falas në spitalet jopublike. Znj. Hana tha se ligji i ri synon të mbuloj të gjithë popullatën.Shtresat në nevojë për të cilat kontributet paguhen nga shteti, pasi dorëzojnë më parë dokumentet përkatëse janë pensionistët, veteranët, fëmijët, studentët, të papunët, invalidët, nënat me leje lindje, të sëmurët kronikë, dhe të paaftët mendorë e fizik.