Berisha: Gjithçka për të nxitur sipërmarrjen e lirë
Biznesi i huaj ngre shqetësime për klimën e biznesit në Shqipëri.Këtë problem e ka ngritur kryetarja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli-Faber, sipas të cilës nuk po tërhiqen investitorë të huaj. Ndërkohë që kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky nuk është realiteti dhe këtë e vërtetojnë të dhënat.Kreu i qeverisë kundërshtoi edhe njëherë ashpër taksën progresive.Kryetari i shoqatës së Bankave në vend i kërkoi kryeministrit të merren masa për kreditë e këqia dhe të hiqet taksat për koorporatën. Ndërkohë që përgjigja ka qenë se tashmë me lëvizjet e fundit fiskale, defiçiti në buxhet është 200 milion euro.Një tjetër problem i ndjeshëm për biznesin, ka qenë edhe rimbursimi i TVSH-së për të cilën kryeministri premtoi se do të veprohet shpejt.Sipas kryeministrit të vendit, në katër vitet e ardhshme pritet që të thithen rreth 6 miliard investime.