Avokati i Popullit, draft- raport për ish të dënuarit politik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2013, 14:35
Ish të dënuarit politikë të regjimit komunist përfaqësojnë një nga shtresat shoqërore e cila ende nuk ka përfituar dëmshpërblimet dhe të drejtat që i takon.Ky konkluzion është nxjerrë në një draft raport të veçantë për vitin 2012, nga institucioni i Avokatit të Popullit, ku nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj policisë dhe mjekëve për keq menazhimin e grevës së urisë në periudhën shtator -tetor 2012.Ky draft, raport mbi problematikat e parashtruara nga ish të dënuarit politikë të regjimit komunist gjatë vitit 2012-të më pas do të kalojë për shqyrtim në Parlament