PDIU, aktivitet për 100-vjetorin e genocidit në Çamëri

Me rastin e 27 Marsit, 100-vjetorit të nisjes së genocidit në Çamëri, PDIU organizoi pasditen e sotme, një aktivitet në nderim dhe kujtim të shqiptarëve të Çamërisë që u vranë dhe u masakruan nga ky genocide.Në këtë aktivitet foli dhe kreu i PDIU-së, shpëtim Idrizi, i cili ndër të tjera u shpreh:“Për 31 vjet nën Greqinë shqiptarët e Çamërisë nuk kishin të drejtën as të mbanin flamurin e tyre, nuk kishin të drejtë të kishin shkollat e tyre, nuk kishin të drejtë të gëzonin atë që përbënte identiteti i tyre. Ai ishte një spastrim që bazohej mbi dy elementë kryesorë që formojnë njeriun, mbi identitetin kombëtar dhe besimin tek Zoti.72 burra dhe 20% e shqiptarëve të Çamërisë u masakruan në tre muajt e fundit të vitit 1944, për dy arsye themelore. E para sepse ishin shqiptarë dhe e dyta sepe ishin shqiptarë myslimanë.Të gjithë e dinë që shqiptarët e Çamërisë kanë qënë zotër në trojet e tyre, njerëz që punonin por sigurisht edhe njerëz të pasur dhe patriot. Duhej që të vritej dhe masakrohej paria e Çamërisë, ata burra të cilët trasmetonin vetëdijen e fortë kombëtare, përkatësinë e fortë si shqiptarë. Ata burra jetojnë edhe sot. Ju garantoj se gjaku i atyre burrave, vepra për të cilën ata ranë, nuk mund ti mbulojë harresa. Ne pasardhësit e tyre pas 100 vjetëve po lartësojmë dhe po nderojmë veprën e tyre.” U shpreh Idrizi.Pasi kanë mbajtur një minutë heshtje në sallë në nderim të 72 burrave, korifenjëve të Çamërisë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, vazhdoi më tej fjalën e tij duke u shprehur:“Për të vënë në vend një amanet shumë të madh, një padrejtësi të madhe historike, kemi prezantuar në Parlamentin shqiptar projekt rezolutën për zgjidhjen dhe dhënien e drejtësisë për çështjen çame. Ne kemi kërkuar një drejtësi europiane, njerëzore, një drejtësi e cila do ta nderonte çdo shtet dhe çdo komb. I bëj thirrje politikës shqiptare, komisionit të jashtëm, relatorëve të rezolutës çame, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, të mos mendojnë se mund ta çojnë rezolutën e shqiptarëve të Çamërisë në kalendat greke. Është zëri i 300 mijë shqiptarëve të Çamërisë, drejtësia jonë, e cila kërkon me forcë dhe beson që ne ja kemi adresuar parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të shqiptarëve. I ftoj të mos dëgjojnë zërin e Greqisë apo të ambasadorit grek, por të dëgjojnë zërin e shqiptarëve të Çamërisë, zërin e drejtësisë europiane dhe most a vonojnë më këtë rezolutë por ta kalojnë në parlament.”“Ne shqiptarët e Çamërisë nuk dimë vetëm të kujtojmë por dimë edhe të falim, por nuk do të harrojmë kurrë gjakun dhe veprën e këtyre burrave. Ne nuk do të rreshtim deri sa të gjejmë drejtësinë për çështjen came. Ne jemi shqiptarë të mirë, shqiptarë patriot.”