Tahiri: I vendosur të përballem me pushtetin e korruptuar

Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri ka deklaruar sot se nuk do të ndalet përballës korrupsionit dhe presioneve të kryeministrit Berisha ndaj tij.Në një konferencë për shtyp pas lirimit të të atit nga gjykata, Tahiri theksoi se vendimi i sotëm i gjykatës tregoi se arrestimi ishte inskenim policor."Unë jam i vendosur për ti qëndruar pranë familjes sime dhe për të kërkuar hetime. Por unë e siguroj Berishën se unë  dhe kolegët e mi nuk përkulemi por jemi të gatshëm të përballemi me këtë pushtet të korruptuar” tha Tahiri.Tahiri ka theksuar se kjo ngjarje, atë dhe kolegët e tij i bën më të fortë, ndërkohë që ai që duhet të japë llogari për korrupsion është kryeministri Berisha dhe familjarët e tij."Santazhi ndaj deputëve të opozitës nuk funksion por është një shtysë dhe është edhe një thirrje për qytetetarët të përfshihen në skuadrën e PS-së dhe në përpjekjen tonë për një rilindje shqiptare, për ti dhënë jetë dhe shpirt rilindjes. Berisha të mos e çojë nëpërmend se do përulem unë, familja ime apo kolegët mi, por do japë llogari për familjen e tij, për djalin tij Shkëlzenin dhe baxhanakun që bëri sikur nuk e njihte dhe fabrikën e vdekjes në Gërdec, për vajzën e tij Argitën dhe paratë e fituara të padeklaruara, për bashkëshorten e tij Lirien për tenderat me të cilat ka fituar mijëra euro dhe për ministrat e tij.  Askush të mos e çojë nëpërmend se do shpëtojnë pa dhënë llogari një për një. Unë jam sot më i përkushtuar në barazinë paraligjit. Nuk resht asnjë minutë bashkë me kolegët”shtoi Tahiri.Ai ka theksuar më tej se në 23 qershor Partia Socialiste së bashku me shqiptarët do të hapim një kapitull të ri për vendin duke i hapur rrugën rilindjes shqiptare.

Lirohet babai i deputetit Tahiri, avokati: Arrestimi, politik
Ashtu siç prokuroria e Tiranës kishte lënë të kuptohej një ditë më parë, gjykata ka lënë të lirë babain e deputetit socialist Sajmir Tahiri.Gjykata ka vendosor detyrim paraqitje për Bashkim Tahirin por e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të bërë ditën e hënë nga policia e kryeqytetit.Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorisë për lirimin 62-vjeçarit Bashkim Tahiri ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dritan Gjizën.Ndërkohë avokati mbrojtës  i Bashkim Tahirit, Plarent Ndreca ka theksuar se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht me qëllimin për të denigruar djalin e tij, Saimir Tahiri.Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan në 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë.Ndërsa sot gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bashkim Tahirin dhe “arrest shtëpie”ndërsa Nadire Taga është liruar që ditën e djeshme.