Berisha: Taksa progresive nuk kthehet më. Ruçi:Debato me Ramën

Kryeministri Berisha e cilësoi kontratën që pritet të miratohet sot në Parlament për ndërtimin e hidrocentralit të Devollit si një vendim historik për vendin.Duke folur në mbledhjen e Kuvendit, kryeministri Berisha theksoi se ndërtimi i këtij HEC-i është i rëndësishëm pasi do të rrisë punësimin."Ku është një vendim historik ku seanca miraton kontratën e firmosur me kompaninë më të madhe në botë në ndërtimin e HEC-ve, kompaninë që ka në administrimin e saj mbi 200 HEC-e dhe është njëshi në Europë për ndërtimin e tyre, e cila fillon ndërtimin e veprës të madhe hidro-energjitike në historië tonë në kaskadën e lumit Devoll. Kjo kontratë ka një rëndisi të jashtëzakoshme sepse në këtë vepër do të punësohen 4-5 mijë punëtor, inxhinier, teknikë të qarkut të Elbasanit dhe mbarë Shqipërinë. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse përbën një investim tjetër gjigand madhor në historinë e vendit, kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të kësaj mazhorance për të bërë Shqipërinë vendin më tërheqes të investimeve të huaja" tha Berisha.Sipas tij në historinë e zhvillimit të vendit, firmosja e 127 kontratave për ndërtimin me koncesion të mbi 360 HEC-eve nga 2007 e deri sot është një sukses i madh për çdo qytetar shqiptar.Kryeministri Berisha sulmoi edhe taksën progresive të Partisë Socialiste duke theksuar se i ka premtuar biznesit gjatë një takimi të sotëm se kjo taksë nuk do të kthehet kurrë më.‘Taksa progresive nuk do të kthehet kurrë më, vendet e punës nuk janë  të majta apo të djathta, e investimet po ashtu, HEC-et, fabrikat, fermat, por janë vende pune. Kam bindjen më të madhe se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të cilitdo spektër politik të jenë të duan rikthimin e një takse famëkeqe me inspiracion të vjetër klasor, i garantova investitorët e huaj se kjo nuk mund të ndodhë” tha Berisha.I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçi i cili e nisi fjalën e tij me një batutë për kryeministrin Berisha për ngjyrën e kravatës së tij.Ai gjithashtu i kërkoi kryeministrit që të mos shpalosë alternativën e Partisë Demokratike në Kuvend, por të japë llogari për premtimet e pambajtura."Mirë se erdhe te ngjyra e rilindjes shqiptare me kravatën zoti kryeministër. Shqiptarët duan t`ju dëgjojnë këtu në sallë sesa qeveria është korrekte, profesionale dhe transparente. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë nga kryeministri fjalë dhe vetëm fjalë por duan të dëgjojnë përse ka dështuar qeverisja juaj dhe se qeverisja juaj është e korruptuar. Duam të shikojmë se çllogari jep kryeministri për kiminalitetin dhe gjithçka që u ke premtuar dhe që nuk i ke realizuar. Kjo është detyra juaj si kryeministër” tha Ruçi.Ai ka theksuar se opozita nuk ka refuzuar asnjë kontratë, apo  marrëvshje të nënshkruar nga qeveria. "Nëse opozita ka kërkuar shpjegimi dhe transparencë, ka bërë pyetje dhe s`ka marrë përgjigje kjo është detyra funksionale e opozitës” theksoi Ruçi.Ndërsa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit për taksën progresive, Ruçi kërkoi nga Berisha të ndalë këtë lloj frazeologjie për të sulmuar alternativën e opozitës përballë elektoratit.“Kjo taksë është e provuar gjithandej dhe në Amerikë, nuk keni pse të përdorni frazeologjinë tuaj, nëse ke argumente bujrum, kreu i opozitës të ka ftuar në debat në studion, oren e me gazetarë që do ti, dil e debato. Mos kërkoni që me fjalët e tua të sulmosh alternativën, ofertën që ka opozita për elektoratin” tha Ruçi.

Pas kësaj, ka reaguar Berisha. “Nuk ke faj se ngjyrat ua ka ngatërruar piktori, me shkarravinat e tij. Kjo nuk është mavi, si jeni ju partia mavi” tha Berisha duke recituar edhe nje vjershë.