Arvizu: Të gjithë të angazhohen për zgjedhje të suksesshme

Ambasadori Aleksandër Arvizu ka prezantuar sot mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zgjedhjet Parlamentare 2013 në Shqipëri.Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëve për të zhvilluar zgjedhje të suksesshme."Zgjedhjet e sukseshme janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë. Në mënyrë që  zgjedhjet të jenë të suksesshme, zgjedhësit duhet të jenë aktivë në procesin zgjedhor, ndërkohë partitë, qeveria dhe grupet e interesit, gjykatat, të gjithë duhet të angazhohen në mbështetje të rezultateve të mira, të ndershme e transparente. Edhe Sekretarja Klinton tha që siguroni që zgjedhjet tuaja të drejta dhe të jenë të ndeshme, që të japin besim. Nëse ato do të jenë të suksesshme, kjo do të varet prej jush, popullit shqiptar dhe liderëve tuaj. Një proces i suksesshëm zgjedhor është i arritshëm prej jush. Duhet të ketë gatishmëri nga të gjitha palët dhe kompromise kuptimplota” tha ambasadori Arvizu.Ambasadori Arvizu theksoi më tej se për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme është i nevojshëm kompromisi dhe gjithëpërfshirja."Qeveria ka detyrimin të zhvillojë zgjedhje transparente, në përputhje me ligjet dhe Kodin Zgjedhor. Nëse zhvillohet zhvillohen në mënyrë të hapur dhe me gjithpërfshirje, do të rritet besimi i shqiptarëve në integritet. Ndërsa përgjegjësia për zgjedhjet bie mbi shqiptarët, SHBA është e gatshme t’i ndihmojë dhe mbështesë” shtoi më tej Arvizu.Ambasadori Arvizu theksoi më tej se asistenca amerikane do të jetë prej 1 milion dollarësh dhe do të fokusohet në tre fusha: ofrimi i asistencës teknikës, KQZ-së, në fusha e vëzhguesve vendorë dhe në  inkurajimin e angazhimit qytetar."Së pari, në ofrimin e asistencës teknike, KQZ-së. Të gjithë ju, anëtarë të KQZ keni punuar fort për organizimin e këtyre zgjedhjeve; organizimi i zgjedhjeve ëhstë një punë e vështirë dhe shumë intensive, e vështirë për ju që përballeni çdo ditë. Për t’ju ndihmuar, SHBA ju afrojnë asistencë në përmirësimin e teknologjisë së informacionit.  Së dyti, do mbështesim koalicionin e vëzhguesve vendorë. Vëzhguesit vendor kanë përvojë të gjerë për zgjedhjet dhe besoj se ata do të zhvillojnë një vëzhgim dhe raportime të frytshme” shtoi ambasadori.