Lirohet babai i deputetit Tahiri, avokati: Arrestimi, politik

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Bashkim Tahirin, babain e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Tiranës për kontrabandë medikamentesh.Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorisë për lirimin 62-vjeçarit Bashkim Tahiri ndërsa ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Dritan Gjizën.Gjithashtu gjykata e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin e tyre ndryshe nga avokati mbrojtës  i Bashkim Tahirit, Plarent Ndreca i cili ka theksuar se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht me qëllimin për të denigruar djalin e tij, Saimir Tahiri." Nuk ka prova që të implikohet në kontrabandën e medikamenteve. Prova e vetme në këtë çështje, është se Bashkim Tahiri është babai i deputetit të PS” është shprehur përpara vendimit Avokati.Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan në 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë.Ata akuzohen për kalimin e një sasie ilaçesh kontrabandë nga pika kufitare e Durrësit, sipas policisë me vlerë mbi 10 mijë euro.