Dita Botërore e Teatrove, mezazhi këtë vit shkruhet nga Dario Fo

Teatri shqiptar nuk po i ofron aq sa duhet publikut !Kështu është shprehur regjisori, dramaturgu dhe kritiku i mirënjohur, Mihal Luarasi, në ditën botërore të teatrove, ditë kjo e cila në Shqipëri nuk ka shënuar ndonjë aktivitet të veçantë.Sipas Luarasit, Teatri shqiptar nuk funksionon siç duhet dhe problem madhor mbetet frekuentimi dhe  ajo çka i ofrohet publikut. Mjafton të përmendim Teatrin Kombëtar i cili ka pësuar një rënie të ndjeshme të shfaqeve  duke e çuar nga nga 7 shfaqje në javë në 3 shfaqje, në një kohë kur popullsia në Tiranë është rritur ndjeshëm.Një nga më të rëndësishmet e kësaj date është qarkullimi i Mesazhit të Ditës Botërore të Teatrit, i cili përkthehet në më shume së 20 gjuhë, Këtë vit është shkruar nga shkrimtari italian, Dario Fo e postuar edhe në faqen e rrjetit social të Teatrit Kombëtar, ku shkruhet:“Kështu, zgjidhja e vetme për krizën mbetet shpresa që kundër nesh dhe sidomos kundër të rinjëve që duan të mësojnë artin e teatrit, të ndërmerret një përndjekje e madhe. Një diasporë e re artistësh të teatrit, të cilët, prej këtij përjashtimi, pa dyshim, do të nxirrnin përfitime të paimagjinueshme në favor të një rishfaqje të re.”